06:20 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sulmi në Australi, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Ky akt barbar tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe

20:10 | 15/03/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi në Australi, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Ky akt barbar tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe

Pas sulmit terrorist të ndodhur sot në Australi , ku mbetën të vrarë 49 besimtarë myslimanë, ka reaguar Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i cili dënon ashpër këtë akt.

Këshilli Ndërfetar është shprehur se ky akt barbar ndaj njerëzve të pafajshëm, tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe, komb, ngjyrë e atdhe, por me mizorinë e tij godet këdo, kudo qoftë, jo vetëm në zona lufte e konflikti.

Këshilli Ndërfetar ka shprehur solidaritet për familjarët e viktimave të cilët humbën jetën nga një sulm i  papritur në momentin që po kryen faljen në xhami.(lexo këtu)

 

Deklarata e plotë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon me indinjatën më të thellë sulmin e fundit terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 49 besimtarë myslimanë, që po kryenin faljen në xhami dhe ku mbi 50 të tjerë mbeten të lënduar.

Ky akt barbar ndaj njerëzve të pafajshëm, tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe, komb, ngjyrë e atdhe, por me mizorinë e tij godet këdo, kudo qoftë, jo vetëm në zona lufte e konflikti, por edhe aty ku mbizotëron paqja dhe mirëqenia, sepse terrori ka vetëm një qëllim, mbjelljen e urrejtjes dhe frikës ndaj tjetrit.

Ne dënojmë edhe një herë me forcë akte të tilla kriminale, që kanë lënduar çdo zemër humane kudo qoftë.

Lusim Zotin gjithashtu që paqja, harmonia, bashkëjetesa e mirëkuptimi të mbizotërojë kudo në botë. Zoti mos i dhëntë mundësi askujt të dalë mbi humanizmin, jetën që e jep veç Zoti dhe vlerat universale, aq të nevojshme në botën e sotme.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës, duke iu ofruar atyre lutjet dhe afërsinë shpirtërore.

KNFSH i dërgon ngushëllimet më të sinqerta Zelandës së Re, familjarëve të viktimave dhe komunitetit të tyre, si dhe i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve gjatë këtij sulmi në Zelandën e Re.

Zoti e ndihmoftë dhe e udhëzoftë njerëzimin kah e mira! Amin!
(B.K/FAXWEB.AL)

Pas

Digjet makina në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Para

Nga Marin Mema te Lorenc Vangjeli dhe ish-këshilltarja e Ramës, kush janë personazhet që Shahini vendos në Bordet e Universiteteve

Para
Nga Marin Mema te Lorenc Vangjeli dhe ish-këshilltarja e Ramës, kush janë personazhet që Shahini vendos në Bordet e Universiteteve

Nga Marin Mema te Lorenc Vangjeli dhe ish-këshilltarja e Ramës, kush janë personazhet që Shahini vendos në Bordet e Universiteteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.