Policia e Shteti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur rreth orës 14:00 në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës në kryeqytet, ku shtetasi Rudolf Nikolli ka plagosur me thikë 5 persona. 34-vjeçari është neutralizuar nga punonjësit e Policisë së shtetit, ndërkohë që 5 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë jepen inicialet dhe mosha e 5 personave të lënduar të cilët janë: Donald Koçi 35-vjeç, Mariglen Konja 24-vjeç, Kleon Jaupaj 26-vjeç, Anri Tola 23-vjeç, Saba Peposhi 22-vjeç.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :
D.K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.