Në qytetin e Delvinës është sulmuar zyra e Partisë Socialiste. Zyra elektorale e Partisë Socialiste në këtë qytet është dhunuar dje nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë thyer xhamat.
Në pranga ka rënë Orest Zylfaj, 26 vjeç i cili ka goditur me mjete të forta ambientet e kësaj zyre.
Zyrtarët e Partisë Socialiste kanë denoncuar ngjarjen në polici. Forcat e rendit kanë regjistruar çështjen dhe kanë nisur hetimet e para në vendin e ngjarjes. Burime nga Policia e Delvinës u shprehën se, bazuar në dëshmitë dhe provat nga vendi i ngjarjes, sulmi mendohet të ketë ndodhur rreth orës 01.30 në të gdhirë të ditës së sotme.
Detaje:
Sipas policisë, më datë 12 shkurt 2017, rreth orës 01:30, në lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë, një person ka dëmtuar me mjete të forta “gurë”, lokalin e P.Gj., 62 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke dëmtuar kështu xhamat e këtij lokali. Lokali i dëmtuar po përgatitej të përdorej si zyrë elektorale e Partisë Socialiste.
Pas hetimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi i autorit dhe kapja e Orest Zilfaj pranë një lokali në lagjen “Sinan Ballaci” në Delvinë, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës”.
(J.V/Shuplaka)