11:34 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Surpriza që përloti Blendi Fevziun: Po përpiqem të të ngjaj, idhulli im

13:35 | 25/03/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Surpriza që përloti Blendi Fevziun: Po përpiqem të të ngjaj, idhulli im

Moderatori i famshëm Blendi Fevziu ishte i ftuar nga Arbana Osmani, dhe i bëri një surprizë shumë të bukur minatorit në emision direct.

Përtej kësaj, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Fevziut i erdhi një letër nga vajza e tij Misheli.

Misheli i shprehu dashurinë dhe mirënjohjen babait të saj.

“Babi,

Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.

Megjithëse jam pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.

Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.

Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.

Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.

Të dua babi, Ti je idhulli im,”- shkruante vajza e Fevziut ndër rreshta.

Më tej moderatori rrëfeu se sa i ngjashëm ishte me vajzën e tij,

Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë në marrjen e vendimeve, po i njëjti instikt, sipas Blendit, do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: blendiletermishel
Pas

Gjendet trupi i pajetë i Halit Todës, familjarët bënë apel në “Fax News” (VIDEO)

Para

Operacion antidrogë në Korfuz, sekuestrohen 805 g kokainë. Tre shqiptarë në pranga dhe pesë në kërkim

Para
Operacion antidrogë në Korfuz, sekuestrohen 805 g kokainë. Tre shqiptarë në pranga dhe pesë në kërkim

Operacion antidrogë në Korfuz, sekuestrohen 805 g kokainë. Tre shqiptarë në pranga dhe pesë në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.