15:09 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tafilit i hiqet akuza, i dënuari me burgim të përjetshëm përfiton nga amnistia

09:29 | 17/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Tafilit i hiqet akuza, i dënuari me burgim të përjetshëm përfiton nga amnistia

Admir Tafili është i dënuar me burgim të përjetshëm. Aktualisht i pandehuri  është në një proces gjyqësor ku akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë nga burgu. Sipas një portali online  ai përfiton nga amnistia. Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur dje të pushojë një nga akuzat që rëndonin mbi Tafilin, në zbatim të ligjit “Për dhënie amnistie”, dhe akuza nga e cila “u zhvesh” i pandehuri, është ajo e “vetëgjyqësisë”.  Ligji për amnisitinë hyri në fuqi katër ditë më parë. Sipas vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës pranohet pjesërisht kërkesa e Tafilit për pushimin e procedimit penal të nisur ndaj tij për akuzën e ‘vetëgjyqësisë’, kryer në bashkëpunim”.

Po dje, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për pushim të çështjes gjyqësore për dy prej të pandehurve të së njëjtës dosje. Të pandehurit Besnik Daci dhe Kalem Hykaj akuzoheshin në këtë proces vetëm për veprën penale të “vetëgjyqësisë”, vepër që i përkiste kategorisë së veprave, të cilat amnistoheshin nga amnistia e miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas këtij portali online Tafili do të vijojë të jetë pjesë e gjykimit të nisur ndaj tij te Krimet e Rënda, për shkak të akuzave të tjera që rëndojnë mbi të, si ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë Tafili ishte pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në vrasje me pagesë. Po kështu edhe  seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve të kësaj dosjeje u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, bazuar në një vendimmarrje të ndërmjetme të Gjykatës në seancën e parafundit. Ky vendim u mor pasi do të merrej në pyetje i pandehuri Kristi Pine, i cili është bashkëpunëtor dhe i penduar i drejtësisë. Pas vendimit të ndërmjetëm në lidhje me pushimin e akuzës për tre të pandehurit Tafili, Daci dhe Hykaj për shkak të amnistisë, seanca nuk u zhvillua normalisht prej mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen edhe thëniet e të penduarit Pine, do të zhvillohet më 30 janar.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria:

Prokuroria për Krimet e Rënda, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit të dosjes, si edhe rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Kristi Pine, pretendon se ky i fundit ka kryer vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e Admir Tafilit. Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë kohës që Pine vuante një dënim me burg në burgun e Bradasheshit, Elbasan. Sipas Prokurorisë, ata kanë arritur të krijojnë një mekanizëm për kryerjen e krimeve, vendin e fshehjes së armëve, lidhjet kriminale dhe personat që kishin dijeni për krimet. Veprat kriminale, ku dyshohet të jenë përfshirë në role të ndryshme të pandehurit janë “vrasja me paramendim” e Ibrahim Manit, në qershor 2014 Shkodër; “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e Edmond Çakmashit, në shtator 2014 në Tiranë. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: admir tafiliamnistia
Pas

3 persona masakrohen me kaçavidë në Fier, njëri në gjendje të rëndë. EMRI i autorit

Para

Bora izolon prej 2 ditësh fshatin në Gjirokastër, banorët: Në mëshirë të fatit, pa ujë dhe drita

Para
Bora izolon prej 2 ditësh fshatin në Gjirokastër, banorët: Në mëshirë të fatit, pa ujë dhe drita

Bora izolon prej 2 ditësh fshatin në Gjirokastër, banorët: Në mëshirë të fatit, pa ujë dhe drita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Berishës i ikën Kalaja, kryetarja e gjykatës së PD kërkon reflektim dhe analizë për humbjen e 11 majit

Ministri Hasani në vizitë zyrtare në Athinë: “Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët”

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Komisioni i Ekonomisë ‘ok’ rishikimit të parë të buxhetit, jepen 10 mln dollarë për biznesin inovativ të Mira Muratit

Hasani në Athinë takim me homologun grek: Dialog konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

EMRI – La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.