Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga Durrësi së bashku me Vangjush Dakon çelën një zyrë vendore të gjendjes civile. Sipas Tahirit kjo zyrë do të mundësojë një shërbim më të shpejtë për qytetarët. Ai u shpreh se ata flasin me punë dhe jo me fjalë.
‘’Kemi nevojë për besimin, që ne po punojmë. Kjo zyrë është shembulli i të shkuarës, i qeverisë që kishim. Ne sot hapim një zyrë të re të gjendjes civile që do tu shërbejë qytetarëve.
Po ndërkohë logjikisht njëra nga gazetaret e pranishme në takim e pyet Ministrin se pse kjo vjen në një moment të tillë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e qershorit.
‘’Ne kemi një vit që punojmë për ta bërë realitet. Na u desh mbi një vit punë që ta bënim funksional hapjen e kësaj zyre. Për ne ka rëndësi që qytetarët të marrin shërbimin që u takon, ska rëndësi koha’’, u shpreh ministri Tahiri. (E.K/SHUPLAKA)