Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe batutës së ish-ministrit të Brendshëm paraditen e sotme ku ky i fundit u shpreh para gazetarëve se do t’i shkojë drejtësisë deri në fund duke thënë se “s’ka bir k*rve” që ta pengojë. Tahiri imitoi kështu një shprehje të përdorur 16 vite më parë nga vetë kryeministri, atëherë kryetar Bashkie i Tiranës.
Rama në “Real Story” u shpreh se është normale që të përdoren batuta nga ata që në njëfarë mënynrë siç u shpreh ai u rritën politikisht me të, por i vjen për të qeshur, siç u shpreh ai, nga mënyra si e interpretojnë të tjerët këtë gjë.
Kryeministri tha se Sali Berisha është politikani që për shumë vite ka përdorur shpesh mesazhe të koduara për kundërshtarët dhe se nuk është në stilin e politikës së Tahirit dhe të tij që të lëshojnë mesazhe të tilla.
“Unë e njoh mirë Tahirin dhe më vjen thjesht për të qeshur nga komente të tilla.” – tha Rama.
(E.L./Faxweb)