05:30 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tajvani detekton afër 30 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit

11:29 | 17/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tajvani detekton afër 30 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit

Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më 17 shtator dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, thanë autoritetet në Taipei. Sipas autoriteteve, fluturaket kineze kanë kryer misione të paspecifikuara “me rreze të gjatë veprimi”.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 20 avionë u detektuan mëngjesin e së dielës të cilat kaluan vijën që ndan Tajvanin nga Kina dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit vetëqeverisës. Sipas Tajvanit, fluturaket hynë në pjesën juglindore të ishullit.

Kina ka kryer “misione sikurse stërvitjet me rreze të gjatë veprimi”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate, duke shtuar se është duke monitoruar situatën përmes avionëve dhe anijeve patrulluese.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe një ditë do ta marrë nën kontroll, qoftë edhe duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak dhe presionin diplomatik ndaj ishullit viteve të fundit, përderisa raportet mes Taipeit dhe Pekinit janë përkeqësuar.

Javën e kaluar, Taipei raportoi për rritje të numrit të inkursioneve të avionëve luftarakë dhe anijeve kineze, përderisa Pekini tha se forcat e saj ishin vënë “në gatishmëri të lartë”, pasi dy anije të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë kaluan transit gjatë këtij muaji përmes Ngushticës së Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se 68 avionë kinezë dhe dhjetë anije ishin detektuar përreth ishullit të mërkurën dhe të enjten.

Disa nga avionët dhe luftanijet ishin nisur drejt një zone të paspecifikuar në Paqësorin Perëndimor “për të kryer stërvitje detare dhe ajrore”. Në këto stërvitje kishte marrë pjesë edhe avionmbajtësja kineze, Shandong, tha ministria.

Shandong, një prej dy avionmbajtëseve aktive në flotën kineze, u detektua të hënën rreth 110 kilometra në juglindje të Tajvanit, duke u nisur drejt Paqësorit Perëndimor, thanë autoritetet në Taipei.

Kina nuk ka komentuar lidhur me mbajtjen e ndonjë stërvitjeje në Paqësorin Perëndimor.

Në prill, Pekini kreu stërvitje ushtarake që simulonin rrethimin e ishullit, pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u takua në Kaliforni me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Atëbotë, Tajvani detektoi 71 avionë luftarakë kinezë brenda 24 orëve, që është numri më i lartë i avionëve që ishulli ka detektuar brenda një dite që nga dhjetori i vitit 2022./ REL

Pas

Detaje të reja nga vrasja e 80-vjeçares në Përmet nga bashkëshorti i saj

Para

Nis seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë, për 15 të arrestuarit e Operacionit “Tempulli”

Para
Nis seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë, për 15 të arrestuarit e Operacionit “Tempulli”

Nis seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë, për 15 të arrestuarit e Operacionit "Tempulli"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.