Gjithnjë e më shumë shtete po e pranojnë martesën midis dy personave të së njëjtës gjini.
Së fundi ka qenë gjykata më e lartë e Taiëan e cila i ka hapur rrugën që ishulli të bëhet vendi i parë në Azi për ti dhënë të drejtën çifteve me të njëjtën gjini të martohen.
Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën se ligjet të cilat janë në fuqi deri tani shkelin Kushtetutën.
Trupi gjykues i ka dhënë parlamentit të ishullit Yuan legjislativ, dy vite afat për të ndryshuar apo miratuar ligje të reja të cilat mund ta bëjnë Tajvanin vendin e parë në Azi që lejon martesat e të njëjtit seks.
Ishulli ka një komunitet të madh homoseksualësh dhe parada e tyre është më e madhja në Azi. Por çështja e barazisë martesore ka ndarë shoqërinë tajvaneze. Me mijëra njerëz muajt e fundit po protestojnë pro dhe kundës barazisë martesore.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post