Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë dhe në fokus të diskutimit ka qenë vazhdimi për të gjetur konsensus në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Ambasadorët nuk kanë folur për mediat e pranishme tek selia blu, dhe as kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.