14:52 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i ministrave të jashtëm, Ben Andoni: Ministeriali ka gjetur momentin për të shtjelluar dhe problematikën e Kosovës

"Vendet tona në një afat që ka kaluar duhet të lëviznin pa viza', tregon analisti

20:56 | 06/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i ministrave të jashtëm, Ben Andoni: Ministeriali ka gjetur momentin për të shtjelluar dhe problematikën e Kosovës

Analisti Ben Andoni

Sot në Tiranë u zhvillua ministeriali i ministrave të Jashtëm për Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në kryeqytetin shqiptar.

Takimi u drejtua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria e të tjerë. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RÇ dhe RYCO.

I ftuar në një intervistë në FaxNews ka qenë analisti Ben Andoni, për të diskutuar për këtë takim edhe më tepër.

I pyetur nga gazetari Egon Loli, analisti shprehet se qasja për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar që fjalimi i Presidentit të Këshillit Europian, i cili theksoi rëndësinë që ka integrimi i përshpejtuar i këtyre vendeve ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Megjithatë, për Procesin e Berlinit, Andoni, tregon se ka ngecur, kjo që pas largimit të Merkelit që kishte dhe iniciativën për këtë projekt. Një faktor i përbashkët që është duke penalizuar vendet e Bllkanit Perëndimor, është Serbia thotë analisti, ku përveç situatës në Kosovë, ka dhe Republikën Srpska në Bosnjë e cila ndalon vizat mes vendeve tona.

Pyetje: Çfarë domethënie ka për ju takimi i ministrave të jashtëm Procesit të Berlinit?

Ben Andoni: Është përgatitja reale për Samitin e vendeve të BE-së me pjesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministeriali i sotëm ka gjetur momentin për të shtjelluar dhe problematikën e Kosovës. Që mbas deklaratës së zotit Mishel, për të dhënë një afat të ri me integrimin, duket që ka ndryshuar deri diku narrativa dhe ka treguar një lloj horizonti se kur mund të presim.

Kuptohet që Serbia me Malin e Zi janë para nesh. Ato kanë vite që punojnë dhe zor se kanë mbyllur tre kapituj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ka mundur ende, Bosnja sapo e ka filluar, ndërsa Kosova është në procedura. Procesi i Berlinit që pas ikjes së Merkelit ka pasur një ngecje. Një impakt të madh pati kur u përgatit plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi dhe që atëherë është marrë me rishikimin e projekteve. Sot, duket një proces gati i fjetur.

Gjermanisë i duhet ta riaktivizojë edhe për të vendosur një pozicion të ri të Gjermanisë për interesat e tyre. Pesha kryesore në Evropë këto ditë ka qenë në Granada, në samitin jozyrtar të kryeministrave, atje problemi më i madh që po diskutohet është migrimi. Procesi i Berlinit në Ballkan ka ndaluar për sa i përket debatit aspak konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, ku pesha e fajit duket në pjesën serbe dhe nga ana tjetër faktori serb në Bosnjë. Republika Srpska ka bllokuar një nga faktorët kryesor të procesit. Vendet tona në një afat që ka kaluar duhet të lëviznin pa viza. Vetoja që vendos Republika Srpska bën që vendimi për vizat të mos funksionojë.

Etiketa: ben andoniEgon LoliIgli HasaniOliver Varhelyitirane
Pas

Trupat britanike të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Para

Zelensky: Terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik këtë dimër

Para
Zelensky: Terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik këtë dimër

Zelensky: Terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik këtë dimër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria Izrelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.