21:16 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksa e re për profesionet e lira, Erisa Xhixho: QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi

13:40 | 25/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksa e re për profesionet e lira, Erisa Xhixho: QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë,  Erisa Xhixho nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar ashpër lidhur me taksën e re për profesionet e lira. Xhixho është shprehur se kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarish, shprehet Xhixho.

Deklarata e plotë:

 

 

Të nderuar qytetarë, prej 1 Janarit, taksa e re mbi profesionet e lira, u është ngarkuar si barrë mbi 29 mijë bizneseve në vend. Kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarisht.

Në kushtet e rënies së fuqisisë blerëse, për shkak të krizës së çmimeve, të gjetur përballë një takse të re, të miratuar me forcën e kartonit, pa konsultim me ta, pavarësisht konsultimeve, profesionistët e lirë, shohin si të vetmen zgjidhje, mbylljen e biznesit dhe largimin jashtë vendit.

Kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa me mijëra biznese mbyllen, ato që mbeten në treg,  do të detyrohen që të rrisin çmimet.

Duke e zhvendosur koston e shtuar, tek qytetarët.

Këta të fundit të cilët do të përballojnë me vështirësi ekstreme dyfishimin e kostove të jetesës, do të detyrohen të paguajnë më shumë, për shërbimet që ofrojnë mjekët, juristët, dentistët, financierët, arkitektët, IT. etj.

Të tjerë profesionistë do ti drejtohen informalitetit, në përpjekje për t’i shpëtuar gjobës së re, që u ka vendosur qeveria. Në këtë mënyrë, informaliteti i ekonomisë shqiptare, I vlerësuar mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare, do të vijojë të rritet.

Shqipëria ka performancën më të ulët në mbledhjen e të ardhurave publike, krahasuar me vendet e rajonit. Shqipëria mbledh 29.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e rajonit, është 38.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por, kjo performancë nuk mund të përmirësohet, duke shtrydhur biznesin e vogël, ndërsa favorizohen haptazi, klientët e qeverisë. Kjo taksë që godet direkt shtresën e mesme, dëmton rëndë shoqërinë shqiptare.

Mijëra familje që humbasin burimin e të ardhurave, ndërsa numri I ofruesve të një sër shërbimesh, të domosdoshme do të tkurret. Janë 29 mijë biznese të profesionistëve të lirë, që preken nga taksimi në masën 15-23%.

Rreth 3 miliardë lekë më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e qeverisë nga kjo taksë. Kjo qeveri, që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë, sa herë që qeverisë nuk I dalin llogaritë, dhe I duhen para, për të mbyllur aferat e saj. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për konçensione, dhe inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Partia e Lirisë, është e bindur se një sistem taksimi I pabarabartë, I pandershëm në kushtet e krizës, do të dëmtojë rëndë jo vetëm biznesin e vogël, por dhe ekonomitë familjare të vendit.

Ndaj,Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.

Pas

Turisti humb telefonin dhe Policia e Shtetit i ndihmon ta gjejnë e të vazhdojnë udhëtimin

Para

Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës do të takohen pas tensioneve në Tajvan

Para
Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës do të takohen pas tensioneve në Tajvan

Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës do të takohen pas tensioneve në Tajvan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.