Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin që do ti kërkojë qeverisë të vendosë taksë për çdo jo banor të Tiranës që hyn në metropol për të marrë shërbime të caktuara.
Ky lajm, i cili revoltoi opinionin publik bëri xhiron e rrjetit, ndërsa sot këshilltari për shtyp në Bashkinë e Tiranës, Renato Kalemi ka bërë një sqarim në profilin e tij në Facebook duke e cilësuar se ‘fake news’ dhe si interpretim të qëllimshëm ndaj deklaratave të djeshme të Veliajt. Sipas keshilltarit të kryebashkiakut, ky i fundit ka kërkuar vëmendje më të lartë me grante ndaj Bashkisë Tiranë pasi numri i përdoruesve ditor të shërbimeve është me i larte se ai i banorëve.
Postim i Kalemit:
Sqarim:
Ne degjesen e djeshme ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve per projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe ne cilesine e kryetarit te Shoqates per Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idene per nje ligj te veçante per Tiranen, siç e kane edhe kryeqytete te tjera ne Europe (Roma apo Prishtina psh), qe Tirana te trajtohet ndryshe nga grantet qe qeveria jep per bashkite. Pra, ndihma e qeverise per Tiranen te mos llogaritet ne baze te banoreve, por te perdoruesve ditore te qytetit, duke qene se ne Tirane merr sherbime e gjithe Shqiperia, e jo vetem banoret e Tiranes.
Por, kjo deklarate u keqkuptua qellimshem nga disa media.
Ndaj, Bashkia e Tiranes gjen rastin te sqaroje qytetaret e saj dhe opinionin publik, se te gjitha lajmet per vendosjen e nje takse per qytetaret qe vijne ne Tirane jane te PAVERTETA dhe nje FAKE NEWS i sajuar nga pronare mediash gjobevenese dhe keqinformuese!
Dy gjera jane te sigurta: Nuk do te paguhet asnje takse ne Tirane nga jo-rezidentet dhe nuk do te paguhet asnje “gjobevenie” nga kryetari i Bashkise per median qe gjeneroi histerine e rradhes!