Paul Pogba postoi dje në Twitter një foto ku shfaqej portreti i tij me një shikim tallës ndaj Murinhos pas shkarkimit të këtij të fundit nga drejtimi i Manchester United, dhe këtë veprim e ka pësuar me një gjobë jo të vogël nga klubi anglez.
Futbollisti u bë protagonist me reagimin e tij të djeshme pas shkarkimit të Mourinhos, pavarësisht se fotoja qëndroi vetëm për pak çaste në llogarinë e tij në Twitter dhe u fshi, por gjithsesi ia doli të merrte vëmendjen e të gjithëve.
Megjithatë, duket se tallja do t’i kushtojë shtrenjtë mesfushorit francez pasi mediat angleze raportojnë se Manchester United ka ndërmend ta gjobisë kampionin e botës me një shifër të madhe.
“Lufta e ftohtë” midis Pogba dhe Mourinhos është shfaqur dukshëm dhe vazhdimisht në kampin e kuq të Manchesterit. Megjithatë, mesazhi i klubit është se askush nuk qëndron mbi trajnerin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)