04:42 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tamponët e detyruar, Federata i sùlet keq Ministrisē së Shëndetësisë: Burokracira, doni t’i lini njerëzit pa emocione

07:26 | 06/06/2020
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, merret vendimi i rëndësishëm për “Euro 2021”

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj shkresës zyrtare të Ministrisë sē Shëndetësisë për detyrim tamponësh te Tirana, duke shkelur edhe protokollin e përcaktuar, vulosur dhe firmosur pa nisur kampionati. Në një komunikatë të orës së vonē, FSHF e quan dashakeqësi dhe sulm ndaj futbollit qëndrimin e MSH.

“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon t’i bëjë me dije klubeve të futbollit, medias dhe sidomos opinionit publik dhe futbolldashës shqiptar, gjithçka ka lidhje me situatën e krijuar pas ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Rifillimi i aktivitetit futbollistik në Shqipëri, në shenjë të kthimit të normalitetit dhe si një mundësi për të nxitur futbollin pas goditjeve që mori gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë një proces i nxitur dhe iniciuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Pas kërkesave të shumta të saj, është kërkuar komunikim me instancat shtetërore të cilat ishin të plotfuqishme për të vendosur në lidhje me rifillimin. Është përgatitur një protokoll për zhvillimin e ndeshjeve, mbështetur sipas modelit më të përparuar në botë të ekspertëve të Federatës Gjermane të Futbollit. Ky protokoll është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Më datë 3 qershor kanë nisur sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, aktivitetet futbollistike, të cilat kanë qenë një shembull perfekt i zbatimit të protokollit. Një ditë përpara ndeshjes Bylis-Tirana, një lojtar i Bylisit ka patur shqetësime dhe i është nënshtruar analizave, pas të cilave ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar sipas rregullave të vendosura me protokoll. Po sipas protokollit të miratuar nga institucionet zyrtare shqiptare dhe insistimit të FSHF-së dhe Klubit të Futbollit Bylis, testeve me tamponë i është nënshtruar i gjithë klubi i Bylisit. Të gjithë kanë dalë negativë. Kaq mjafton që ndeshja të zhvillohet normalisht.

Por në mënyrë absurde ka patur një reagim nga Drejtoria e Higjienës në Ballsh që ndeshja të mos zhvillohet. Madje është këmbëngulur fort në këtë pikë pavarësisht se protokolli thotë qartë të kundërtën. “Zullumi” trashet edhe më tej, sa për të bërë opinionin të kuptojë se asgjë nuk është “harresë” apo “injorancë zyrtare”.

Një shkresë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kërkon Klubit të Futbollit Tirana, që më datë 7 qershor të kryejë testet për Covid -19, meqë kanë luajtur kundër Bylisit (i cili ka rezultuar negativ pas analizave). Në shkresë thuhet që Bylis duhet të hynte në karantinë përpara kësaj ndeshjeje, pavarësisht se protokolli i zhvillimit të aktiviteteve nuk e parashikon një gjë të tillë.

Këto shkelje të njëpasnjëshme, të institucioneve shtetërore, pavarësisht përpjekjeve dhe durimit të klubeve dhe ndërhyrjeve të FSHF, ne i konsiderojmë si dashakeqëse dhe i denoncojmë në publik. Ne kërkojmë t’ju rikthejmë njerëzve futbollin, duke zbatuar çdo protokoll, duke ruajtur çdo jetë. Por protestojmë ndaj burokratëve të “paditur”, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme. Pa futboll. Federata Shqiptare e Futbollit

Pas

Marrëveshja për Reformë Zgjedhore, nuk përmbahet Murrizi: Pazar i pisët në kurriz të shqiptarëve, këta nuk i voton as familja e tyre

Para

Denar Biba kundër marrëveshjes për administrimin e zgjedhjeve: Nuk është në nivelin e ‘reformës’, janë bërë hapa pas

Para
Audio-përgjimi/ Sqarohet Denar Biba: Bianku nuk kishte gjë në dorë, pse ta shantazhonim. Ja për çfarë e pyeta

Denar Biba kundër marrëveshjes për administrimin e zgjedhjeve: Nuk është në nivelin e 'reformës', janë bërë hapa pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.