Arne Slot është trajner i Liverpool. Ashtu siç pritej, klubi anglez ka zyrtarizuar teknikun e ri të skuadrës, i cili do të pasojë gjermanin Klopp.
“45-vjeçari do t’i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij. Slot do të zëvendësojë Jürgen Klopp në krye pas vendimit të tij për t’u larguar nga posti në fund të sezonit aktual.
Trajneri i lindur në Holandë vjen pas tre sezonesh shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste” – Shkruan klubi.
“Timonieri” holandez numëron 148 ndeshje në krye të pankinës së Feyenoord, me skuadrën që mori mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Më parë, ai ka udhëhequr edhe AZ Alkmaar në Holandë.