Ditën e sotme PS dhe LSI i janë drejtuar KQZ-së me një letër ku kërkojnë shtyrjen e afateve për krijimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 Qershorit.
Pas këtij hapi të dy partnerëve të koalicionit qeverisës të menjëhershme kanë qenë reagimet e përfaqësuesve të politikës.
Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani tashmë zgjedhjet nuk drejtohen më as nga Kushtetuta dhe as nga ligji, po nga politika e konfliktit.
‘’Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji,as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht ska zgjedhje me 18!’’, ka shkruar Manjani.
Më herët për këtë ka reaguar edhe Oerd Bylykbashi duke e cilësuar një overdoza budallallëku këtë veprim të palëve.
”Overdozë budallallëku juridik. Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush.
Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje’’, shkruan ndër të tjera Bylykbashi, i cili është edhe negociator i demokratëve për dialogunme maxhorancën. (E.K/SHUPLAKA)