04:56 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tatimet kërcënojnë me mbyllje bizneset: Nuk do të ketë asnjë tolerancë

19:50 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimet kërcënojnë me mbyllje bizneset: Nuk do të ketë asnjë tolerancë

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Vasilika Vjero paralajmëroi bizneset e turizmit që fshehin taksat se do të përballen me masa të ashpra ligjore, deri në mbyllje të aktivitetit.

““Dëshirojmë t’ju drejtohemi publikisht këtyre sipërmarrjeve për t’iu thënë se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga administrata tatimore në funksion të zbatimit të ligjshmërisë së kërtyre bizneseve deri në mbyllje të aktiviteteve të tyre për një përiudhë 30 ditore çka do të dëmtonte realisht aktivitetin e tyre. Sigurisht që ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë, por përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Ndaj zero tolerancë për këdo që mendon se mund të ushtrojë aktivitet të paligjshëm apo mendon se mund t’iu devijojë detyrimeve ligjore”, tha znj. Vjero.

Gjatë fjalës së saj, znj. Vjero nënvizoi faktin se gjatë sezonit turistik, shumë biznese kryesisht në zonat bregdetare, riaktivizohen dhe intensifikojnë veprimtarinë e tyre, në funksion të fluksit të qytetarëve.

“Ne vëmë re se, vijon të ketë ende tatimpagues që janë të paregjistruar, pra zhvillojnë një aktivitet të paregjistruar, apo që ende nuk e kanë riaktivizuar aktivitetin e tyre; nuk lëshojnë kupon tatimor për transaksionet që ata kryejnë, nuk disponojnë fatura për produktet që ata tregtojnë dhe nuk regjistrojnë të punësuarit e tyre”, deklaron më tej Vjero.

Ndërsa për bizneset që kanë vetëkorrigjuar me rritje deklarimet tatimore, Administrata do të ketë një sjellje më të zbutur.

“Për të gjitha këto sipërmarrje, të cilat kanë reaguar pozitivisht dhe që tregojnë një përgjegjshmëri në ushtrimin e aktivitetit të tyre, Administrata Tatimore do të vijojë që të ketë një qasje pozitive duke reduktuar kontrollet tatimore gjatë të gjithë sezonit turistik, për sa kohë këta tatimpagues do të vijojnë që të vetëdeklarojnë në mënyrë të rregullt dhe të paguajnë rregullisht detyrimet tatimore”, theksoi më tej drejtoresha e Tatimeve.

Sipas analizës së riskut te Tatimet, turizmi rezulton një nga sektorët me informalitetin më të lartë në vend.

Etiketa: Tatimetturizmi
Pas

Pamje të reja, si u tërbuan serbët në stadium pas “Shqiponjës” së Xhakës dhe Shaqirit. Gjuajnë drejt tyre (VIDEO)

Para

Aksident në Korçë, plagosen rëndë dy persona

Para
Aksident në Korçë, plagosen rëndë dy persona

Aksident në Korçë, plagosen rëndë dy persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.