Ai si të gjithë të tjerët ka një endërr, të studiojë dhe të punojë në profesionin që e dëshiron së tepërmi. Fjalën e kemi për djalin me inicilae G.R i cili nuk arriti të futej në shkollën e policisë, pasi kishte tatuazhin e nënës së ndarë nga jeta, në krah dhe humbi. 23-vjeçari i ka fituar të treja testet për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle por nuk është kualifikuar për shkak të tatuazhit të tij.
Preferon ta mbajë të fshehtë identitetin e vet, por për dritare. net ai ka treguar hisotrinë e tij dhe tashmë po qëndron larg ëndrrës për të qenë një polic.
Pasi humbi nënën e tij, nga dashuria e madhe për të ai vendosi të bëjë një tatuazh me një shprehje që ia dedikon asaj. “You will always be in my heart” dhe inicialet e ditëlindjes së saj është tatuazhi që qëndon i vizatuar në dorën e djalit.
“Mamaja më ka vdekur para tre vitesh dhe këtë tatuazh e bëra direkt. Nuk them që jam penduar që e bëra, por për shkak të punës, qe ëndërroja të kisha, mendova që nuk kishte asnjë problem për ta hequr. Ndërkohë, tatuazhin me portretin e mamit e kam në gjoks dhe atë nuk e heq për asnjë gjë në botë. Edhe pse vendi ku e kam bërë nuk sjell problem për në punë.”, u shpreh djali.
Por sakrificat e tij nuk mbaruan me kaq. 23 vjeçari tregon se sapo mori vesh se për të qenë polic, nuk duhet të kesh shenja identifikuese apo tatuazhe, ai vendosi ta heqë dedikimin në dorë me operacion plastik.
“Unë i kalova të treja fazat e konkurrimit, kalova me sukses provimin e teorisë, testin fizikë dhe atë psikologjik. Në raundin e parë fituan më shumë se 60 persona, sipas pikëve të grumbulluara i ndanë në dy grupe. Unë nuk isha te grupi i parë, por isha tek ai i dyti, quhesha fitues në pritje.
Gjatë kësaj kohe më thanë që nuk lejoheshin tatuazhet në vende të dukshme dhe një miku im më tha që nëse do bëja një tentativë për ta hequr mund të kishte ndonjë tolerim. Dhe unë kështu bëra,vendosa të bëja një operacion plastik për të hequr tatuazhin që kisha në dorë. Nuk e bëra më lazer pasi kisha frikë pasojat në lëkurë, gjithashtu edhe koha për të bërë seancat ishte e pamjaftueshme.
Pas kësaj, më thirrën në telefon për të hyrë në komision për të bërë vlerësimin mjekësor dhe atë fizik. Atje shkova me çdo dokumentacion që mora nga doktori, por personat që ishin në komision më thanë që shenja e operimit ishte problem. Aty mendova se kjo ishte gjë e drejtë, më skualifikuan për tatuazhin e shenjën, pasi kështu është për të gjithë.
Por, me pas parë që në shkollën e policisë kanë hyrë shumë të rinj e të reja me tatuazhe, të cilët i shohim edhe në rrugë, kjo më bëri të kuptoj që ajo që më ndodhi mua ishte një padrejtësi. Si janë futur të tjerët është punë për ta, unë as nuk dua të merrem me këtë pjesë. Mua më intereson çfarë do të behet me mua, unë kam besim te vetja dhe e di që jam shumë i mirë për atë punë.”, shprehet ai.
Por kjo histori është sjellë prezente edhe nga deputeti Ben Blushi, i cili ratësisht takoi 23 vjeçarin në rrugë dhe e bëri publik publik rastin e tij.
“Do të vazhdoj të luftoj për të qenë në shkollën e policisë, duke mos lejuar një tatuazh të më pengojë. Ndaj nuk dua te them emrin ne këtë interviste, që të mos paragjykohem, kur të shkoj sërish në konkurs. Sepse prapë do të shkoj. Unë jam i ri dhe si të gjithë në moshën time, kërkoj të ndërtoj një jetë të sigurt. Dua që jetën ta kem këtu në Shqipëri, edhe pse kam letra greke dhe mund të shkoj të jetoj në shumë vende, përsëri zgjedh vendin tim”, thotë djali që do të bëhet patjetër polic dhe me siguri do të bëhet”, përfundoi i riu. (J.V/Shuplaka)