Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur Lulzim Bashës pas dëshmisë së dhënë nga kreu demokrat për çështjen Xhisiela. Balla ironizon Bashën duke thënë se me paratë që do fitojë nga gjyqi me të do të ndërtojë një kopësht të ri në Librazhd.
Sipas Ballës kreu i demokratëve nuk ka asnjë provë për akuzat e hedhura në drejtim të tij për çështjen e dhunimit të Xhisiela Malokut dhe kërcënimin e oficerit gjyqësor Emiljano Nuhu.
Reagimi i Ballës:
Lulzim, se sa i vendosur je ti e dine te gjithe, po ndonje prove per akuzat ndaj meje i’a dhe prokurorise? Se ne fund nuk eshte ne kazan qe ndahet e verteta, po me pas edhe ne gjykate per dem moral dhe aty do te ta mas koken mire, se me leket qe do paguash si shpifes do rindertoj nje kopesht te ri ne Librazhd o pinok.
(E.K/FAXWEB.AL)