Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka mbajtur një fjalim elektrizues para studentëve sot, ku ka dhënë mbështetjen e tij për protestën.
Muka kërkoi që studentët të qendrojnë të fortë, pasi me protestën e tyre kanë ngjallur shpresat e qytetarëve.
Muka ka zbuluar dhe bisedën me kolegët e tij në Zvicër, të cilët e kanë krahasuar situatën e Arsimit në Shqipëri me Afrikën.
“Përshëndetje rini, ju jeni e ardhmja dhe e tashmja e këtij vendi. Dy ditë më parë po iu shpjegoja kolegëve të mij në Zvicës atë që po ndodh këtu, dhe më thanë: Si ka mundësi që ekziston Afrika në Europë?!
Dhe unë iu thashë që Afrika janë ata që qëndrojnë pas nesh, ne nuk jemi. Keni treguar që jeni të mrekullueshëm. Duhet të dini diçka, që sovrani i Shqipërisë jeni ju, dhe do të jeni gjithmonë. Unë ju uroj shumë sukses në protestën tuaj. Kërkoni që çdo pedagog që vjen këtu të firmosë dhe të thojë se është dakord me kërkesat tuaja”, u shpreh Muka.
(E.K/FAXWEB.AL)