Falë një bashkpunimi me Don Phenom, Tayna u bë një ndër artistet më të përmendura dhe më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.
E ftuar në “E diell”, këngëtarja ka folur për lidhjen e saj me muzikën, raportet me familjen dhe shoqërinë, duke u shprehur për këtë të fundit se i ka lënë pas dore për shkak të impenjimeve në rrjetin social në facebook.
“Pa dashur ta përdor si sarkazëm, por meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri ndërsa ne po këndojmë gangsta”- tha gjatë intervistës ajo.
Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori duke u shprehur se: “Nuk jam në lidhje se më kanë më kanë “vdekur” ndjenjat”.
Reperja është përfolur pafundësisht në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por si reagon ajo kur i dëgjon?
“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”- u shpreh ajo.
Tayna premtoi që vera e 2019-s do të jetë “ON TOP” dhe se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës gjithë materialet muzikore që ajo ka përgatitur gjatë kësaj periudhe.
Discussion about this post