Kryeministri Rama realizoi një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale ku iu përgjigj disa prej pyetjeve që i bënë ndjekësit në lidhje me masat lehtësuese. Nga e hëna e javës së ardhshme do të lejohet hapet aktiviteti i bareve dhe restoranteve, prandaj një qytetar i bëri pyetjen me spec nëse do hapja do të zgjasë edhe për fundjavën.
Ndërsa Rama u përgjigj se gjithçka do të vendoset në varësi të shifrave që do të kemi këtë fundjavë dhe gjatë javës. “Te bari e ke mendjen të marrsha të keqen. Të shohim një herë çfarë do ndodhë këtë fundjavë, pastaj javën tjetër dhe më pas vendosim për fundjavën”, iu përgjigj Rama.
Ndërkohë, foli edhe për kopshtet e çerdhet duke thënë se po mendojnë që ti hapin nga 1 qershori që është festa e fëmijëve, por ende mbetet për tu diskutuar.(A.M/Faxweb.al)