04:25 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Të bëfsha nënën” ish-deputeti tregon konfliktin me policin: Djali e kishte gojën plot me gjak

09:42 | 19/03/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të bëfsha nënën” ish-deputeti tregon konfliktin me policin: Djali e kishte gojën plot me gjak

Ish-deputeti i PD Luan Baci ka pasur një përplasje me policinë gjatë protestës ditën e shtunë.

Në një video që po qarkullon në media ai shfaqet duke u konfliktuar dhe duke sharë një polic pasi i shoqëruan dhe dhunuan djalin.

Ish-deputeti i ftuar në emisionin e gazetarit Roland Qafoku është shprehur se polici Kreshnik Alia i cili është polic civil i ka dhunuar djalin.

” Mund të ishin 20-30 punonjës policie dhe merreshin me 7 apo 8 të rinj 18-19 dhe 20 vjeçarë nga fshati Kallm i Fierit. Edhe sot ata janë në qelitë e policisë. Im biri nuk kishte lidhje fare me ata. Një polic me emrin Kreshnik Alia ka parë tim bir që po filmit edhe shkoi te ai dhe e goditi. Polici në fjalë është në forcat operacionale. Ishte me pistoletë në brez. Ka shkuar te im bir ka ushtruar dhunë. Ka marrë telefonin.

Por im bir e ka kundërshtuar. Këtu ai është acaruar. Dhe për fat im bir nuk ia ka lënë telefonin atij. Në këto momente dëgjova tim bir Brunon që po bërtiste më lësho s’ke shans. Në ato momente shkova atje dhe i pyeta çfarë kini, çfarë ka bërë im bir? Pashë tim bir të gjakosur te goja. E kishte gojën plot me gjak.”

Luan Baci nuk e pranon që ka sharë policin por që ka përdorur një shprehje nga zona e tij zona e Labërisë dhe se e ka bërë se është skandalizuar kur ka parë djalin e tij që po dhunohej.

“Më bëfshi nënën pale se çdo t’u bëj. Ishte shprehje prindërore e dalë nga inati por kurrë nuk u mora me atë polic. Unë nuk jam marrë me atë bastard që del në pamje që ka katër ditë që është fshehur dhe nuk prononcohet.”

Ai denoncon faktin që autoritet nuk mbajnë përgjegjësi për ngjarjen dhe nuk mbajnë asnjë qëndrim për sjelljen e policit.

“Më bën përshtypje që asnjë drejtues policie, asnjë shef nuk po prononcohet për këtë ngjarje për këtë polic. Një punonjës policie që dhunon një student, një qytetar pavarësisht se kush është e dhunon për t’i marrë telefonin. Unë u interesova dhe kolegët e tij ma thanë që ai ishte polici civil. Ishte skandaloze momenti që policët morën forcërisht dhe goditën djemtë nga Fieri.

Hipa vetë në makinë e policisë dhe shkova në polici. I mora videon djalit. Dëgjova ne video “Mos Kreshnik”. Nga kjo mësova emrin. Ai është Kreshnik Alia. Brenda gjysmë ore në polici ka patur një ndryshim të sjelljes së tyre. Duke parë videon erdhi një drejtues bëri veprimet dhe na mori në zyrën e tij dhe kryen veprime të shpejta për të na nxjerrë. Tre të tjerët janë akoma në qeli.”

Ish-deputeti e lidh ngjarjen me Ramën dhe thotë se kjo ishte një kundërpërgjigje e kryeministrit ndaj të rinjve të Fierit.

“Ajo që më habit është se nuk më japin asnjë sqarim edhe sot. Ky është fashizëm. Por unë e lidh me Ramën që ajo që i ndodhi në Fier. Dy ditë ai u ndje keq. Populli reagoi dhe kjo ishte kundërpërgjigje ndaj të rinjve të Fierit.”

 

Etiketa: Dhuna nga policialuan baciprotesta e pd
Pas

Protestat kundër opozitës, policia arreston 18 persona. Mes tyre dhe nxënës të shkollave

Para

Rama iu kërkoi të tijve të silleshin normalisht në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës

Para
Gaz ”pa kursim” ndaj protestuesve, 2 qytetarë në gjendje të rëndë. Transportohen me ambulancë

Rama iu kërkoi të tijve të silleshin normalisht në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.