Ditën e djeshme në Kuvend, vetëm me votat e mazhorancës u kalua projektligji që i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
Opozita dhe artistët e kundërshtuan deri në fund këtë vendim të PS-së në pushtet po pa mundur që të ndalin planin Rama-Veliaj-Kumbaro-Fusha.
Teksa kanë qenë në hyrje të sallës së Kuvendit, deputetë të së majtës dhe së djathës janë pyetur nga gazetarja e emisionit ‘’Boom” në mënyrë provokative, se në cilën nga gjashtë kullat që do të ndërtohen te Teatrit do të donin ata që ta kishin shtëpinë e tyre.
Shumica e deputetëve janë përgjigjur se nuk ju duhej një banesë e re, pasi ishin rehat me shtëpitë që kishin, ndërsa ka pasur dhe shkëmbime batutash. Shumë prej socialistëve janë shprehur se do të donin që të kishin shtëpinë te kulla e shtatë, duke u tallur pak me pyetjen.
Ndërkohë që Elisa Spiropali thotë se nuk i pëlqejnë lartësitë dhe ndaj nuk do të ketë shtëpi të sajën në një kullë.
Një përgjigje tejet interesante ka qenë dhe ajo e Grida Dumës, e cila tha se nuk do të donte të ishte pjesë e diçkaje që ka brenda mëkat, duke iu referuar veprimin të ndërmarrë nga ana e qeverisë.
(E.K/FAXWEB.AL)