18:57 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të ‘dëbuarit’ e PD-së pjesë e Bindjes Demokratike?”, Patozi surprizon me përgjigjen: Kam biseduar me ta, deri në 30 qershor…

06:59 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas debati live në studio/ Rakipi: U favorizuat nga pushteti, anëtarët e PS të votuan partinë,  Patozi: Nuk më intereson fare

Gjatë bisedës në studio, në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rakipi ka hedhur disa hipoteza për të kuptuar  pozicionin e “Bindjes Demokratike” se ku qëndron ajo si parti politike.

I gjendur përballë këtyre spekulimeve Patozi është përgjigjur se “Bindja është krijuar si një parti politike, model për t’i ngrënë kokën Edi Ramës”. Ndërsa në lidhje me faktin se mund të ndodhë që Rama t’i japë vota edhe Patozit, për shkak se ka nevojë për një opozitë fallco, Patozi nuk heziton të sjell në kujtesë zgjedhjet e 1996 duke u shprehur se: “Pse në 96 morën vota ata?”.

Ndërsa për problemet e brendshme të Partisë Demokratike, Patozi ia vë fajin ish-kryeministrit Sali Berisha duke thënë se ishte pikërisht ai që shkaktoi një krisje brenda PD-së në 2013.

Mirëpo, i pyetur nëse do të bënte pjesë të “Bindjes” figurat e vjetra të PD-së si Jozefina Topallin dhe Arben Imamin, Patozi nuk heziton të na shuajë kërshërinë duke u shprehur se: “Kur bëhet një parti poltike, nuk është si dasëm, që po nuk thirre hallat i ngel hatrin… Kam biseduar me ta. Nuk më ka thënë askush jo. Është një projekt që sapo ka nisur. Jemi të gjithë të përkohshëm. Deri në 30 qershor, cdo njeri mund të bashkohet.”

Në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje, si mund të realizohet një gjë e tillë kur “Bindja” ka shumë pak kohë, Patozi shprehet se një gjë të tillë do ta tregojë vetëm koha.  “I vetmi kundërshtar që kemi, është koha. Nuk themi sa të mëdhenj do jemi. Po themi na prisni, të japim rezultat.”-thotë ai.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Ju thoni se keni folur brenda partisë, por keni një jetë në PD. Kur Berisha ishte në pushtet ju nuk keni folur kurrë për qeverisjen e tij dhe problemet e rënda në qeverisjen e tij. Në atë kohë ju nuk kishit ndonjë interes për problemet e demokracisë së brendshme në PD?

Patozi: Ju bëni një gabim, ju kërkoni që njeriu të jetë edhe në opozitë edhe në pushtet. Unë atëherë kam qenë pushteti. Mendimet e mija të ndryshme, ia kam thënë edhe Berishës vërejtjet personalisht.

Rakipi: Duket sikur të gjithë problemet e brendshme në PD kanë ndodhur për shkak të Bashës.

Patozi: Kam thënë se fillimi i humnerës së PD ka qenë 2013. Berisha ishte shkaktari që krijoi një krisje në PD, e cila nuk është mbyllur akoma.

Rakipi: Keni ftuar në parti Jozefina Topallin dhe Arben Imamin?

Patozi: Kur bëhet një parti poltike, nuk është si dasëm, që po nuk thirre hallat i ngel hatrin.

Rakipi: Po motrat, vëllezërit, nëna, babai, këta marrin pjesë në dasëm.

Patozi: Kam biseduar me ta. Nuk më ka thënë askush jo. Është një projekt që sapo ka nisur. Jemi të gjithë të përkohshëm. Deri në 30 qershor, cdo njeri mund të bashkohet. Kjo parti ka lindur nga ata burra dhe gra, kryesisht për ti hëngër kokën Edi Ramës si model, jo si person.

Rakipi: Edi Rama mund t’ju japë vota edhe ju.

Patozi: Pse në 96 morën vota ata?

Rakipi: Po Rama ndan vota, Saliu i donte të gjitha për vete.

Patozi: Të gjithë qeveritë në Shqipëri kanë një difekt, jo vetëm marrin atë që ju takon por edhe atë që nuk ju takon.

Rakipi: Ju do të merrni pjesë në zgjdhjet lokale. Keni në dispozicion më pak se dy muaj kohë. Si mund të keni ju kaq fuqi?

Patozi: I vetmi kundërshtar që kemi, është koha. Nuk themi sa të mëdhenj do jemi. Po themi na prisni, të japim rezultat.

Rakipi: Nuk dyshoj në ndershmërinë tuaj, por përballë kemi një njeri, Ramën, që ka nevojë për opozitë fallco. Është gati ti japë edhe vota atij.

Patozi: Ky nuk është halli im dhe as problem im. Unë kam dalë në garë, duke patur parasysh që të gjithë do garojnë.

(B.L/FAXWEB.AL)

Etiketa: Astrit PatoziBERISHA SHKAKTAR I KRISJES NE PDBINDJA DEMOKRATIKEBINDJA NJE PROJEKT I PERKOHSHEMJozefina Topalli
Pas

Billboard/ Performoi në skenë gjatë ndarjes së çmimeve, fansat “kryqëzojnë” Swift: Ke kopjuar Beyoncen

Para

Horoskop/ Puna, shëndeti dhe dashuria. Parashikimi i yjeve për të lindurit e 12 shenjave për ditën e sotme

Para

Horoskop/ Puna, shëndeti dhe dashuria. Parashikimi i yjeve për të lindurit e 12 shenjave për ditën e sotme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.