Presidenti Ilir Meta në fund të deklaratës së tij për shtyp ka uruar socialistët për festën e 29-vjetorit të themelimit të kësaj force politike.
“Uroj te gjithë socialistëve për këtë ditë të rëndësishme për ta dhe për gjërat e rëndësishme që kanë bërë gjatë këtyre viteve të demokracisë dhe shpresoj të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot dhe gjithë të tjerë.”- tha Meta.
Kur u pyet nga gazetarët nëse ishte largimi i Ardian Dvoranit dhuratë për Metën si një ish socialist i vjetër në 29 vjetorin e PS, presidenti tha:
“Kjo pyetje që bëtë ju është si të konfirmosh që ky institucion kontrollohet nga një parti e caktuar, e ajo bën apo shkëmben dhurata. Unë kam qenë i qartë që kjo cështje jo vetëm është zgjishur para 6 vitesh por është shuar në cdo aspekt edhe të karakterit më të thjeshtë moral apo administrativ me dekretin e parë të firmosur nga presidenti për anëtarin e parë të Gjykatës së Lartë, cdo gjë tjetër ka qenë e mbetet spekulim, sa i takon reformës në drejtësi, kam qenë e jam i vendosur të respektoj kushtetutën”.