“Skafi ishte i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Angli. Pra, e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Autori jo vetëm tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione. Arjan Tase, me origjinë nga Përmeti, u rikthye në detyrë nga dy ministrat. Ai nuk plotësonte asnjë kusht, përveç lidhjeve të forta me dy ministrat. Të dhënat tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm apo ministri i familjes, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte”, tha Sali Berisha.