03:52 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të drejtojmë shikimin nga e ardhmja”, Marjana Kondi shprehet pro prishjes së Teatrit Kombëtar

17:10 | 20/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të drejtojmë shikimin nga e ardhmja”, Marjana Kondi shprehet pro prishjes së Teatrit Kombëtar

Aktorja e njohur Marjana Kondi ka shprehur mendim e saj ditën e sotme në lidhje me tematikën më të diskutuar të kësaj periudhe, prishjes së Tetatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ajo ka shprehur se është pro ndërtimit të një teatri të ri.

Aktorja ka shprehur dëshirën e një ndërtese që të jetë moderne, duke qenë larg llozhit dhe mureve të amortizuara.

“ Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja…
Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon ti jap kombit, qytetit, publikut, aktorve, regjisorëve një teatër qe kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotshem të teatrit. E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit”, shkruan ajo.

Mendimin e saj e vazhdon duke thënë se të gjithë ne duhet të të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja. Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne.

Statusi i plotë:

“E kuqja e teatrit, një ngjyrë, gjendje shpirtërore dhe një kujtim…

Kujtimet mbeten. Impresionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife. Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili,por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e “Estradës së Shtetit” sëbashku me kolegë të mi.

Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e “Teatrit Kombëtar” e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore.

E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. 

Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë.Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues).

Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi. Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja…
Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit.
Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt. 
Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja.
Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne,
Marjana Kondi.”

(E.V/Faxweb.al)

Etiketa: KombëtarKondiMarjanaprishjesproTeatrit
Pas

I tregoi gishtin e mesit kameras gjatë ceremonisë së Botërorit, këngëtari tregon arsyen e pazakontë

Para

Manjani vlerëson ministrin e PS-së: Respekt për qëndrimin prej shtetari…

Para
Manjani vlerëson ministrin e PS-së: Respekt për qëndrimin prej shtetari…

Manjani vlerëson ministrin e PS-së: Respekt për qëndrimin prej shtetari…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.