Kur nuk kanë kaluar shumë kohë nga vdekja e tij George H.W.Bush vazhdon të kujtohet për të mirat e tij.
Kështu një organizatë jofitimprurëse ka zbuluar se ai ka ndihmuar për 10 vite një fëmijë 7-vjeçar në Filipinë duke përdorur pseudonim.
Përmes një organizate që përdorte kisha lokale për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e varfra në botë, Bush sponsorizoi një djalë të quajtur Timothy. Për një dekadë, ish-presidenti i dërgonte të ardhura për edukimin, aktivitetet jashtëshkollore dhe për ushqimin.
“I dashur Timothy, unë dua të jem miku yt i ri. Jam një burrë i vjetër, 77 vjeç, por i dua fëmijët. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë, unë të dua. Unë jetoj në Teksas, prandaj do të të shkruaj herë pas here. Paç fat. G.walker”, shkruhej në letrën e ish-presidentit.
Familja Bush nuk ishte në dispozicion për të komentuar mbi letrat, por Jim McGrath, një zëdhënës për Zyrën e George H. Ë. Bush, konfirmoi origjinalitetin e letrave.
Megjithëse dërgimi i dhuratave nuk u lejua, Bush do t’i dërgonte ato gjithsesi, posaçërisht kur kuptoi se Timoteu donte të vizatonte dhe të pikturonte.
Në një nga letrat, Timoteu e falënderoi Bushin që nuk e kishte harruar atë.
“I nderuar Z. dhe znj. Walker,
Si jeni? Shpresoj se jeni në gjendje të mirë.
Unë do të doja t’ju falënderoj që nuk më harrove. Ju jeni kaq të këndshëm dhe të mirë.
Zoti është kaq i mirë për ne. Ai na jep trupin dhe vullnetin për të shkuar atje ku duam të shkojmë.
Faleminderit shumë për librin, më pëlqen shumë. ”
(B.H/Faxweb)