”Të falenderojmë zotat që na kthyen Lul Bashën”, kështu e ka ironizuar Patozi deklaratën e Berishës për mungesën e Bashës 4-vite në Kuvend. Patozi shprehet se edhe pse gabimi është pranuar duke iu referuar asaj që ish-kryeministri ka thënë sot në mëngjes askush nuk ka kërkuar falje.
”Të falenderojmë zotat që na kthyen Lul Bashën. Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.
Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?
Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?
Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.
Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie”, shkruan Patozi.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post