15:29 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të gjithë kundër Gruevskit në Maqedoni, liderët shqiptarë takohen sot me Ramën? (VIDEO)

19:36 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të gjithë kundër Gruevskit në Maqedoni, liderët shqiptarë takohen sot me Ramën? (VIDEO)

Ndonëse zyrtarisht BDI-ja ende nuk ka nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re me asnjërën nga partitë maqedonase, zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë filluar të flasin kundër bashkëpunimit me partnerin e deritanishëm Nikolla Gruevskin, për shkak të retorikës së tij anti-shqiptare dhe anti perëndimore.

Gjatë një interviste televizive, vetë nënkryetari i BDI-së Nevzad Bejta tha se nuk ka asnjë shqiptar që dëshiron bashkëpunim me Gruevskin ndërsa zëdhënësi Bujar Osmani tha se vendimi për koalicionet  nuk do të jetë në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve.

“Ne kemi diskutuar për qasjen e partisë por nuk ka një vendim final pasi do të duhet të bashkërendohet edhe me partitë tjera shqiptare sepse për ne është me rëndësi që tani të dalim me platformë të përbashkët shqiptare dhe para se të koordinohen me partitë tjera nuk do të finalizohet qëndrimi i BDI-së në këtë drejtim”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nëse Ahmeti vendos të braktis Gruevskin dhe përcaktohet për bashkëpunim me Zaevin, qeverinë mes LSDM-së dhe BDI-së në Kuvend do ta mbështesin edhe dy deputetët opozitarë të PDSH-së për të arritur 61 votat e nevojshme. Nuk përjashtohet mundësia që një koalicion i tillë të përkrahet edhe nga 3 deputetët e Aleancës për Shqiptarët pasi Ziadin Sela përjashtoi në mënyrë të prerë bashkëpunimin me Gruevskin.

“Nuk do të hyj kurrë në qeveri me Nikolla Gruevskin, por do ta kushtëzoj Zoran Zaevin”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Nga Lëvizja BESA, thonë se mbështetjen e deputetëve të tyre nuk mund të llogarisë asnjë koalicion ku përfshihen politikanët e dyshuar të BDI-së.

“Lëvizja Besa nuk merr pjesë në asnjë lloj matematike të qeverisjes së ardhshme aty ku marrin pjesë njerëzit e inkriminuar të BDI-së. Ne do të mbetemi një opozitë e shëndosh sepse ashtu kanë vendosur qytetarët dhe ne do ju qëndrojmë besnik atyre qytetarëve”, tha Zejd Rexhepi.

Sipas Alsat-M, përfaqësuesit e partive shqiptare nga Shkupit sot pritet të takohen sërish në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, i cili po bën përpjekje për të unifikuar qëndrimet e faktorit shqiptar në Maqedoni në interes të avancimit të çështjes kombëtare. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: kolalicionemaqedonipartiqeveriavideozgjedhje
Pas

Presidenti i Filipineve kërcënon: “Do ju hedh nga helikopteri, e kam bërë më parë dhe s’e kam problem ta përsëris!”

Para

AMA jep licensën e katërt, “Vizion +” bëhet televizion kombëtar

Para
AMA jep licensën e katërt, “Vizion +” bëhet televizion kombëtar

AMA jep licensën e katërt, "Vizion +" bëhet televizion kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.