07:09 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të izolohet e gjithë zona, ku janë zbuluar dy rastet”, mjeku Vargu jep këshillat: Qendroni 1 metër larg nja njëri tjetri, ja çfarë duhet të konsumoni

08:57 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të izolohet e gjithë zona, ku janë zbuluar dy rastet”, mjeku Vargu jep këshillat: Qendroni 1 metër larg nja njëri tjetri, ja çfarë duhet të konsumoni

Tashmë kemi kaluar në stadin e dytë, atë të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, pas evidentimit të dy rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri.

Në një lidhje telefonike për Fax News, mjeku Petrit Vargu u shpreh se nuk ka vend për panik, ama qytetarët më shumë se kurrë duhet të jenë të vëmendshëm që të marrin masat e higjenës personale, në mënyrë që të shmangin sa më shumë mundësinë e kontaminimit.

Vargu u shpreh se parësore në mospërhapjen e koronavirusit mbetet larja e shpeshtë e duarve, si dhe shmangia e vendeve me përqendrim të madh qytetarësh.

Sipas Vargut frutat dhe zarzavatet duhet të jenë ushqimet më të shpeshta në tavolinat e të gjithë qytetarëve, pasi është provuar se vitamina C ndihmon në luftimin e këtij gripi agresiv.

“Nuk ka vend për panik, po duhen marrë masa drastike të menjëhershme, që nuk u morën derimë tani që të ndalohej hyrja e këtij vitusi në vendin tonë. Tani masat duhet të fokusohen në ndalimin e shpërndarjes, që te ndërprerja e grumbullimeve , te masat personale që individët duhet të marrin.

Secili prej nesh duhet të ketë masa të shtuara te vetja, e para dhe më e rëndësishmja është larja e duarve, që në këtë rast duhet bërë me patjetër, pasi është e provuar që virusi shpërndahet nga spërklat e pështymës.

Njerëzit duhet të qendrojnë në një distancë jo më të vogël se një metër nga njëri tjetri, duhet të shmangen aktivitetet në stadium, dhe eventet artistike.

Duhet të ketë një ndërprerje të përkohshme të shkollave, dhe duhet të bllokohet e gjithë zona ku janë shfaqur dy rastet e para, duhen izoluar të gjithë personat me të cilët ata kanë pasur kontakt.

Maskat duhet të përdoren kryesisht nga moshat e mëdhaja.

Siptoma më e dukshme është shpeshtimi i frymëmarrjes, më shumë sesa një grip normal, prek në mënyrë direkte mushkëritë.

Është një grip i egër, por qytetarët duhet të ruajnë qetësinë e tyre, ju rekomandoj që të konsumojnë sa më shumë zarzavate dhe ftuta, të cilat janë të pajisura me vitaminë C, duhet të konsumojnë më shumë se 2 litra e gjysmë ujë në ditë. Sa më shumë çajra dhe lëng portokalli në këto ditë”, u shpreh Vargu.

Ndërkohë në një status të mëhershëm në rrjetet sociale, mjeku Vargu ka shpërthyer në kritika dhe ndaj qeverisë, që sipas tij nuk dëgjoi mendimet e eskpertëve, që të bllokoheshin hyrjet dhe daljet me Italinë.

“Te thame blloko hyrje-daljet me Italine . Por ti i di te gjitha dhe nuk te degjon. Te thame qe ky nuk eshte sistem karantine . Por ti i di te gjitha or Zeus. Te thashe qe ne Han te Hotit nuk ke asnje doktor dhe asnje lloj kontrolli . Por ti me akuzoje indirekt per panik.

Tani do themi te gjithe; Ky eshte sistemi shendetesor qe na ke dhene? Kjo eshte shendetesia falas? Keto jane masat qe ke marre per ndalimin e perhapjes ne Shqiperi? Keto jane masat qe ke marre per trajtimin e kesaj semundjeje? Kovid-19 nuk eshte termet qe mund te besh propagande, perkundrazi eshte termet qe i ul breket propagandes…..”, shkruante Vargu në Facebook.

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, njofton Ministria.

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve që ata kanë pasur pas mbërritjes në Shqipëri.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Paraditen e sotme qeveria pritet të ketë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin, ndërsa vazhdimisht opozita ka akuzuar se nuk është marrë asnjë masë paraprake lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me shfaqjen e dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë. Braçe apelon për qetësi, pasi sipas tij duhet zbatuar çdo rregull i shpallur në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtejshme e këtij koronavirusi.

Postimi i plotë i Braçes:

TANI DUHET QETESI,

VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE

CDO RREGULL TE SHPALLUR,

VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!

ESHTE DETYRE!

Detaje të reja/ Dy të prekurit e parë nga koronavirusi bab e bir, si hynë në Shqipëri, dhe ku po mbahen pas konfirmimit

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: koronavirusi mberrin ne shqiperipetrit varguvargu koronavirusi
Pas

Koronavirusi në Shqipëri/ Cilat janë simptomat dhe si mund të mbroheni

Para

Kur e pashë burrin për herë të parë s’më pëlqeu, më vonë e pëlqeva se më bënte punët e shtëpisë. Ja kujt ja jap lekët që fitoj në koncerte

Para
“E lashë të vdekur në shtëpi, sepse kisha një koncert”, Irini Qirjako tregon momentin e vështirë

Kur e pashë burrin për herë të parë s’më pëlqeu, më vonë e pëlqeva se më bënte punët e shtëpisë. Ja kujt ja jap lekët që fitoj në koncerte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.