Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë për “Fax News”, ku i ka dalë kundër PD-së lidhur me vendimin për mos qenë pjesë e Parlamentit.
Shehi u shpreh se Parlamenti është një instrument me rëndësi, ndaj, në këtë mënyrë, opozita po humb një mundësi të madhe për të mbrojtur qytetarët.
“U bë shumë kohë që kur kemi dalë nga Parlamenti. S’po bëhet jetë reale politike në Shqipëri dhe kemi humb një mundësi të madhe që ka opozita për të folur në Kuvend, për të diskutuar ligjet e për të mbrojtur qytetarët. Parlamenti është institucioni më i lartë që ka Shqipëria.
Ky lloj instrumenti politik s’ka leverdi, nëse nuk kemi Parlament tani, ne nuk po i mbyllim gojën Ramës, por vetes sonë. Unë jam pro kthimit në Parlament, ndryshe nga kolegët e mi,”- ka deklaruar Dashamir Shehi.
Discussion about this post