Një grua në Angli është filmuar teksa një burrë e tërhiqte për flokësh nga makina, në një pikë karburanti fundjavën e shkuar.
Pamjet shokuese, të publikuara së fundmi, tregojnë sesi shoferi i automjetit tip Toyota Aygo e ka kapur gruan për flokësh dhe vazhdon t’i japë përpara makinës.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një pikë karburanti në Preston në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Një kalimtar i rastit ka bërë video dhe foto nga vendi i ngjarjes të cilat tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.
Ndërkohë që gruaja tërhiqet për flokësh, një qytetar i bën thirrje shoferit që ta lëshojë pasi ka lajmëruar edhe policinë. Sa i përket zonjës, ajo bërtiste ‘më lësho, të lutem më lësho’, ndërkohë që shoferi vazhdonte t’i jepte gaz makinës.
Ajo arrin më në fund që të shpëtojë nga ‘kthetrat’ e shoferit dhe shkon tek stafi i pikës së karburantit për të kërkuar ndihmë, shkruan JOQ.
Sipas raportimeve, gruaja shpëtoi pa dëmtime serioze ndërsa policia në Lancashire po heton më tej për zbardhjen e ngjarjes.