02:02 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Të miturit shqiptarë të pashoqëruar në vendin fqinj, Shqipëri-Itali arrijnë dakordësimin për hapa të përbashkët

16:53 | 19/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Të miturit shqiptarë të pashoqëruar në vendin fqinj, Shqipëri-Itali arrijnë dakordësimin për hapa të përbashkët

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, Koordinatori Kombëtar Antitrafikim, diskutoi me përfaqësues të palës italiane mbi problematikën e të miturve shqiptarë të pashoqëruar në Itali. Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Prefekturat, Ministria e Punëve të Jashtme si dhe Shërbimi Social Shtetëror. Voda deklaroi se shumë i rëndësishëm mbetet koordinimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në parandalimin e këtij fenomeni.

“Është një detyrim i Shqipërisë që t’i përgjigjet edhe nevojave dhe detyrimeve ndaj shtetit italian. Kemi përgatitur një plan veprimi që unë shpresoj se do të ndihmojë në konkretizimin e disa hapave që duhen ndërmarrë nga të dyja palët për t’i thënë stop këtij fenomeni”, u shpreh Voda.

Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Aida Hajnaj njohu palën italiane me hapat e ndërrmarra. Sipas saj, është duke u punuar për forcimin e procedurave për kontrollet në Pikat kufitare.

“Një procedurë që ne zbatojmë është që shoqëruesi, prindi ose kujdestari duhet të paraqesë një deklaratë noteriale ku të pasqyrojë arsyet e daljes dhe pëlqimin e prindërve në rastet se është kujdestar ose shoqërues për daljen e këtij minoreni. Nisur nga fenomeni ne tani jemi duke rishikuar këtë deklaratë dhe do kërkojmë që të shtohen dhe elementë të tjerë të rinj, të cilët të jenë në funksion të parandalimit të këtij fenomeni”, deklaroi Hajnaj.

Gjatë takimit u ra dakord për hapat e përbashkëta për të luftuar fenomenin.  Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda tha se brenda këtij viti, rreth 360 minorenë nuk janë lejuar të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të dokumentacionit të mangët.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkepunimmarreveshjete mitur
Pas

Putin emëron përfaqësuesin e ri në Turqi pas vrasjes së ambasadorit në dhjetor

Para

Kthjellime apo vranësira, mësoni si do të jetë moti këtë javë

Para
Ditë me diell dhe me shi, parashikimi i motit për këtë javë. Si do të ndryshojnë temperaturat

Kthjellime apo vranësira, mësoni si do të jetë moti këtë javë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.