Një ngjarje e rëndë ka ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku për pasojë Faxweb.al mëson se ka mbetur i vdekur një person.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si dhe emri i personit që ka humbur jetën. Mësohet se viktima është nisur me autoambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Durrësit.
Paraprakisht raportohet se viktima emri i të cilit ende nuk dihet, dyshohet të jetë vrarë nga një person me armë gjahu pas një konflikti të çastit.
Viktima është një 26-vjeçar i cili dyshohet t% jetë qëlluar pas një sherri pë motive banale, ndërsa Policia ka shoqëruar autorin e krimit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post