Burime për FaxNews bëjnë me dije se në qytetin e Shkodrës në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje si gjithashtu kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Priten informacione të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.