Dy vajza janë larguar prej tre ditësh nga shtëpia e tyre në Durrës. Kallëzimin e ka bërë në polici nëna e tyre 43-vjeçare me inicialet M.P. Prej datës 28 dhjetor ato janë larguar nga banesa për të mos u kthyer më akoma.
Vajzat janë të moshave 13 dhe 17 vjeç. Policia e cila ka marrë kallëzimin ja ka kaluar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Mesa duket një tjetër familje do të duhet ta kalojë e brengosur edhe në merak festat e këtij viti. (E.K/SHUPLAKA)