Në kulmin e debateve në vendin tonë, mbi fatin e Teatrit Kombëtar, nëse duhet të ruhet apo jo godina, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar pamjet e Teatrit “Comico” në Sion të Zvicrës.
Pavarësisht se është mjaft i vjetër dhe me një skenë me përmasa të vogla, dhe me vetëm 70 vende për spektatorët ai vijon që të ruhet për shkak të historisë së tij.
“Teatri “Comico” i Sionit ( Zvicër)
Në dukje i vjetër por që ofron kushte perfekte për spektatorin dhe ruan origjinalitetin dhe prejardhjen. Me një skenë 5m x 6m dhe një teatër prej 70 vendesh, “Comico” favorizon një teatër “kontakti”, një intimitet i rrallë midis artistit dhe audiencës së tij.
Ajo gjithashtu ka një infrastrukturë teknike që i lejon asaj të presë çdo formë shfaqjeje. Bashkangjitur me të është një dhomë, Komala Atelier prodhon maska, pajisje shtesë dhe dekorime. Në hyrje, një bibliotekë teatrale me më shumë se tre mijë tituj”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook.
(E.K/Faxweb.al)