Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një artikull në të cilin shkruhet se Teatri Kombëtar shqiptar futur nga organizata prestigjioze Europa Nostradhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
Bashë citon Europa Nostra-n se,“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!
Më tej ai pohon se ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë- thotë Basha duke shprehur urimet e tij për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar
Reagimi i plotë:
Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra
dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!
Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.
Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.
Faleminderit Europa Nostra, faleminderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira
(F.GJ/FAXWEB.AL)