Në Kuvend po zhvillohet debati për projekt-ligjin për Teatrin Kombëtar. I ashpër ka qenë në fjalën e tij kreu I PD-së Lulzim Basha i cili tha se po shkelet procedura në lidhje me këtë projekligj, duke e akuzuar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se është një lolo në dorën e Edi Ramës.
“Jo vetëm doni ta bëni vjedhjen me ligj por edhe procedurën po e shkelni dhe e bëni këtë se ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese se pot ë kishte çdo vendim në shkelje të procedurës do të ishte I pavlefshëm. Po vidhni 200 milionë euro. Thirrini mendjes, tërhiqenei urgjentisht, ka mbaruar rendi I ditës, ligjërisht mund ta sillni javën tjetër, moralisht skeni pse I vini minat Tetrit Kombëtar”, tha Basha, ndërsa e quajti Ruçin një lolo.
Por Ruçi u përgjigj: “Termin ta tërhiqni se as nuk më gënjen njeri as më përdor njeri në këtë moshë”.
Projekt-vendimi për Teatrin u miratua vetëm me votat e maxhorancës.
(B.H/Faxweb)