Kryeministri teksa ka shpërndarë një lajm nga ky televizion shkruan se si mund të konsiderohet e besueshme një media kur gënjen kaq hapur.
Rama thotë se Top Channel gënjen kur thotë se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV.
Ky postim i Ramës vjen në kohën kur qeverisë së tij po i zbulohen skandale të njëpasnjëshme, çfarë të jep përshtypjen se kryeministri po tenton të përdorë median për të shpërqëndruar vëmendjen nga aktualiteti politik.
REAGIMI I RAMËS:
“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.
Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?
(B.H/Faxëeb)