Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti tha në protestën përpara Bashkisë së Tiranës se viti do mbyllet me largimin e kësaj qeverisje të korruptuar.
“E nisëm vitin e ri me protestë, por shumë shpejt do e mbyllim atë me largimin e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe të gjthë uzurpatorëve të korruptuar të këtij shteti,” tha Teliti.
Ai komentoi edhe momentet e tensionit para protestës, kur policia nuk bllokoi rrugën për protestuesit.
“Në konflikt civil me motrat dhe vëllezërit tanë nuk do na çoni kurrë. U bëj thirrje medieve që të rikthejnë filmimet, makina e parë ishte e Bashkisë së Tiranës, që është treguesi numër 1 se ky është një skenar nga ai që për të 41-tën herë i ka vendosur zinxhirin Bashkisë së Tiranës. Por ne nuk tërhiqemi se jemi me të drejtën.
Ta harrojnë se ne konfliktohemi me qytetarët. Një konflikt kemi ne, që është konflikti politik me treshen Rama-Veliaj-Balluku. Ne do bëjmë çmos dhe nuk tërhiqemi deri në largimin e tyre,” tha Teliti.