16:29 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tempulli 2/ Arrestohet 4 shtetas në Durrës, sekuestrohen 131,5 gramë cannabis dhe doza kokaine

12:31 | 23/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidentoi 7-vjeçaren, shoqërohet në komisariat autori

Janë arrestuar 4 shtetas të ndryshëm që kryenin veprimtari kriminale në qytetin e Durrësit, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, ndërkohë që, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” është finalizuar operacioni policor i koduar “Choko”.

Policia ka raportuar se janë sekuestruar 131.5 gramë cannabis sativa në trajtë çokollate, doza kokaine, 1 peshore elektronike që shërbente për ndarjen në doza të lëndëve narkotike, 1 automjet dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë

Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Choko”.     

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cananbis.  

Sekuestrohen 131.5 gramë cannabis sativa në trajtë çokollate, doza kokaine, 1 peshore elektronike që shërbente për ndarjen në doza të lëndëve narkotike, 1 automjet dhe 4 celularë.  

Vihen në pranga 4 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale.    

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në fshatin Xhafzotaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Choko”.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit A. B., 32 vjeç, A. B., 37 vjeç, E. K., 48 vjeç, të tre banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës dhe Sh. D., 34 vjeç, banues në fshatin Shtrazë, Shijak, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në formën e çokollatës, në fshatin Xhafzotaj, Durrës. Gjithashtu, para kontrollit nga Policia, kanë tentuar të prishin provat materiale, në banesën e shtetasit A. B., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 131.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa në trajtë  çokollate, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike që këta shtetas e përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 1 automjet dhe 4 celularë.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Parashikimi i motit/ Sinoptikanja Anira Gjoni: Muaji mars me reshje shiu të alternuara me ditë me diell

Para

Pretendoi që i rrezikohej jeta në qeli/ Gjykata jep 12 ditë kohë për të vlerësuar gjendjen e Erzen Breçanit

Para
Pretendoi që i rrezikohej jeta në qeli/ Gjykata jep 12 ditë kohë për të vlerësuar gjendjen e Erzen Breçanit

Pretendoi që i rrezikohej jeta në qeli/ Gjykata jep 12 ditë kohë për të vlerësuar gjendjen e Erzen Breçanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.