Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të arrestuarit gjatë operacionit tempulli në Tiranë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis; 12 celularë; 5 automjete; shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
- Kevi Hida.
- Durim Kurti.
- Orterio Vila.
- Hamza Firi.
- Florjan Gjuta.
- Vasjan Xhaferllari.
- Armando Xheladini.
- Osman Idrizi.
- Ledio Koçi.
- Mariglen Kushe.
- Kevin Hoxha.
- Rezart Maqellara.
- Matias Selmani.
- Ramazan Shima.
- Denis Guci.
- Rudina Dajlani (Sopoti).
- Elvira Bushaj.Kjo ishte faza e dytë e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3’ duke arrestuar 19 persona si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.
Një pjesë e të arrestuarve, mund të kenë lidhje edhe me të tjerë, tashmë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 1 dhe 2”, por që në këtë drejtim blutë po punojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë të përfshirë. Celularët e sekuestruar gjatë aksionit policor pritet të hedhin dritë në të tjera detaje për policinë