Pas akuzave të Partisë Demokratike për tenderat sekret gjatë pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, SPAK ka marrë në pyetje palët.
Bëhet e ditur se në pyetje janë marrë Ylli Ymeri, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn.
3 personat e sipërpërmendur janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Partia Demokratike ka depozituar prej disa javësh tashmë në SPAK kallëzimin penal për ministren e mbrojtjes Olta Xhaçkën, lidhur me tenderin 1.5 milionë eurove për ushqimet tek një kompani maqedonase.
PD kallëzon Xhaçkën për 6 vepra penale të cilat janë:
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.
Po ashtu në këtë kallëzim përfshihen edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.