21:44 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tensioni zhvendoset te Kuvendi. Përplasje mes palëve, policia hedh gaz lotsjellës

19:59 | 13/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensioni zhvendoset te Kuvendi. Përplasje mes palëve, policia hedh gaz lotsjellës

Duket se ka degraduar  në një përplasje të dytë situata midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit që qëndrojnë përballë Kuvendit tentuan të çanin kordonin policor. Kjo ishte përplasja e dytë me policinë pas çarjes së kordonit policor tek Kryeministria.

Protestuesit hodhën kapsolla në drejtim të policisë dhe tentuan të hiqnin mbrojtëset metalike, çka bëri që policia të hidhte gaz lotsjellës duke e shpërndarë turmën.

Fillimisht shumë të rinj ishin vendosur përballë efektivëve, me maska të thjeshta ndërsa nga pamjet shihej se në afërsi të gardhit ndodheshin edhe fëmijë, kalimtarë të rastit.
Gazi është shpërndarë në një rreze të madhe, çka ka bërë që shumë protestues janë larguar duke u strehuar dhe në baret rreth zonës.

Edhe më herët protestuesit kaluan kordonin policor dhe hipen në shkallët e Kryeministrisë, por që më pas Paloka u bëri thirrje protestuesve t’i drejtoheshin Kuvendit (lexo ketu).

Kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.



Etiketa: 13 prillgaz lotsjelleskuvendiprotesta opozita
Pas

Mos e humbisni videon/ Berisha sfidon shiun, nxjerr krëhërin në mes të protestës

Para

Gaz, përplasje dhe zaptim të kryeministrisë, reagon ministri Sandër Lleshaj

Para
Rrjeti tallet me Sandër Lleshajn, gafa epike që bëri nga Shkodra

Gaz, përplasje dhe zaptim të kryeministrisë, reagon ministri Sandër Lleshaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.