Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës, konkretisht përpara zyrës elektorale të Partisë Demokratike.
Si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital.
Fax News ka siguar një video nga vendngjarja ku shihen të grumbulluar shumë persona përpara zyrës së PD-së në lagjen numër 5 të Kavajës.
Nga video duken njollat e gjakut përtokë, si dhe dëgjohet dikush në sfond që shan Kryeministrin Edi Rama.
(E.H/Faxweb.al)