Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me një video që qarkullon në rrjet, ku shfaqet një grua që merr për dore një vajzë të vogël dhe bashkë me të del jashtë ambienteve të një marketi në Tiranë.
Efektivët e kryeqytetit shprehen se babai i vajzës së vogël ka bërë kallëzim në polici për këtë ngjarje. Policia shprehet se po heton mbi këtë ngjarje.
“Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.